Site icon Telegrafi

Largimi i Coutinhos nga Barcelona është i sigurt – Tottenhami rivalizon Chelsean për brazilianin

Philippe Coutinho do të largohet nga Barcelona me të përfunduar ky edicion.

Mesfushori brazilian është aktualisht në huazim te Bayern Munich, por këta të fundit nuk e duan blerjen e tij.

The Mirror raporton se Chelsea është duke i prirë garës për transferimin e 27-vjeçarit, mirëpo rivalizohet edhe nga Tottenhah Hotspuri.

Spurs e kishin shansin që të transferonin Coutinhon në verën e kaluar, por që Mauricio Pochettino tashmë i shkarkuar kishte refuzuar kalimin e tij.

Lexo po ashtu Coutinho ka pranuar rikthimin në Ligën Premier, por jo te Liverpooli

Por, Jose Mourinho e admiron lojën e brazilianit dhe po tenton që të transferojë atë në afatin kalimtar të kësaj vere.

Barcelona kërkon 70 milionë euro nga shitja e tij, derisa kishte paguar rreth 140 milionë për të marrë atë në vitin 2017 nga Liverpooli. /Telegrafi/

Exit mobile version