Site icon Telegrafi

Largimi i Britanisë nga BE-ja: Ja si e komentojnë liderët e BE-së dhe Shtëpia e Bardhë

Ditë e zezë për Evropën e kanë quajtur të gjithë ata liderë që e donin Britaninë në BE. Për ditë të zezë flasin edhe mediat e huaja teksa raportojnë lajmin për daljen e Britanisë nga BE.

Mesazhet e disa prej liderëve:

Ministri i jashtëm i Francës, Jean Marc Ayrault, tha se është “urgjente për Evropën që të reagojë dhe të rikthejë besimin e qytetarëve”. Ai gjithashtu është shprehur i “trishtuar për Britaninë e Madhe”.

Në Berlin, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier tha se vota e Britanisë për largim nga BE-ja është “një ditë e dhimbshme për Evropën dhe Britaninë”.

Ministria e jashtme e Gjermanisë citon Steinmeier të ketë thënë se “lajmet nga Britania janë “trishtuese”.

Shtëpia e Bardhë tha të premten në mëngjes, se Presidenti Obama ishte njoftuar për rezultatin e Referendumit, dhe se pret që të ketë rastin të flas më kryeministrin Cameron për këtë çështje gjatë ditës.

Ligjvënësi i BE-së, Manfred Weber nga Partia Popullore Evropiane, më e madhja në Parlamentin Evropian, tha se vendimi i Britanisë për t’u larguar nga BE-ja “shkakton dëme për të dyja palët”. Por ai kërkoi që vendimi të zbatohet shpejt.

Referendumi u vendos si një votë këshilldhënëse por që nuk është detyrim ligjor.

Analistët politikë thonë se me këtë margjinë të gjerë të mbështetjes për dalje dhe me pjesëmarrje masive prej 72 për qind, tani ka një trysni mbi politikanët britanikë që formalisht të fillojnë procesin dy vjeçar të negociatave për daljen nga blloku 28 anëtarësh. /Panorama/

Exit mobile version