Site icon Telegrafi

Largimet nga Barcelona: Coutinho në Veriun e Londrës, Roberto te Manchester City

Philippe Coutinho thuhet se u është ofruar dy klubeve nga Liga Premier, derisa Sergi Roberto është duke u kërkuar nga Manchester City.

Mesfushori brazilian do të largohet nga skuadra katalunase në këtë verë, derisa është në huazim te Bayern Munichu.

Barcelona nuk e dëshiron më në skuadër Coutinhon dhe po kërkon 80 milionë euro nga shitja e tij, me Arsenalin dhe Tottenham Hotspurin të interesuar.

Dy skuadra londineze thuhet se janë kontaktuar nga agjenti i lojtarit dhe nga vetë Blaugranasit, për të arritur një marrëveshje.

Në anën tjetër, Roberto është rikthyer në radarin e Manchester Cityt, derisa Pep Guardiola po investon ende në fazën defanzive.

Edhe pse ka shpenzuar mbi 400 milionë euro vetëm në mbrojtje që nga ardhja e tij në Etihad, spanjolli ende po kërkon mbrojtës dhe Roberto është në listën e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version