Site icon Telegrafi

Larg kilogramëve të tepërt tashmë, Big Mama vë në pah hiret trupore me fustan të bardhë (Foto)

Këngëtarja e njohur Big Mama këtë vit ka qenë vazhdimisht pjesë e medieve lidhur me ndryshimet në trupin e saj.

Ajo vendosi që në fillim të këtij viti të kryejë një operim në lukth, nga i cili më pas pati fatin që të humbë kilogramët e tepërt.

Big Mama tani gëzon linja të përkryera trupore, dhe kjo falë përkushtimit të saj maksimal në humbjen e peshës.

Këngëtarja është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga aktivitetet e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi në InstaStory ku shfaqet në prapaskenën e koncertit të saj të fundit.

Big Mama vë në pah linjat në koncertin e saj të fundit (Foto: Big mama/InstaStory)

Ajo dukej bukur dhe elegante veshur me një fustan të bardhë dhe të gjatë, i cili vinte mjaft mirë në pah hiret e saj trupore.

Buzëqeshja është një “aksesor” që nuk i mungon asnjëherë këngëtares, e cila shquhet për karakterin e saj karizmatik. /Telegrafi/

Exit mobile version