Athletic Club tashmë është duke menduar të vazhdojë pa Aymeric Laporten i cili pritet të kalojë në Ligën Premier te Manchester City.
Mbrojtësi francez pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare, e një klauzolë prej 65 milionë euro.
Laporte ka qenë edhe më herët i lidhur me Cityn në vitin 2016 kurse në atë kohë klauzolën e kishte 50 milionë euro.
Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi klubi konfirmoi vazhdimin e kontratës me portierin Kepa.
Guardiola është në kërkim të një mbrojtësi tjetër dhe Laporte është pikërisht ai që pëlqehet nga Guardiola, ndërsa Txiki Begiristain thuhet se është drejt mbylljes më në fund negociatat.
Laporte ka kontratë deri në vitin 2020 dhe nga korriku klauzola e tij rritet në 70 milionë euro.
City kanë besim që marrëveshjen mund ta mbyllin në fund të javës, ose në fillim të tjetrës. /Telegrafi/