Site icon Telegrafi

Laporte i hapur për oferta

Qendërmbrojtësi i Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte nuk e ka përjashtuar një largim nga klubi të ardhmen, pavarësisht se hodhi poshtë një ofertë nga Manchester City këtë verë.

22-vjeçari ka refuzuar ofertën nga skuadra e Pep Guardiolës para se të vë pendën në letër në një marrëveshje të re katër-vjeçare me skuadrën nga San Mames, por tani duket se do të jenë më i hapur për çdo ofertë në të ardhmen.

“Ju duhet të mendoni për oferta dhe në qoftë se propozime të reja vijnë, unë do të studioj ato”, ka thënë Laporte për El Correo, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Laporte largohet nga Bilbao

“Ky do të ishte një veprim shumë i mirë, jo vetëm për mua, por për çdo lojtar, por filozofia e Athleticit është shumë e veçantë”, përfundoi Laporte.

Marrëveshja e re e futbollist bask me Bilbon përfshin një klauzolë të lirimit prej  65 milionë euro për secilin nga dy sezonet e ardhshme e cila do të rritet në 70 milionë më pas.

Ndryshe, ai ka bërë mbi 150 paraqitje për klubin e fëmijërisë, por ka qenë i kufizuar në vetëm shtatë ndeshje këtë sezon për shkak të lëndimit. /Telegrafi/

Exit mobile version