Site icon Telegrafi

Laporta i thotë Messit drejtpërdrejt: Do të bëjë gjithçka që mundem që të bindi, të duam

Joan Laporta është emëruar zyrtarisht president i Barcelonës, duke filluar mandatin e tij të dytë.

Numri një i Barcelonës foli për çështjen delikate në lidhje me qëndrimin e Leo Messit te blaugranat dhe ata para syve të argjentinasit.

“Ne do të përpiqemi të bindim Leon. Unë do të bëj gjithçka që mundem. Më fal Leo. Ti e di”, ka thënë fillimisht Laporta duke e përshëndetur argjentinasin.

“Çfarëdo që të bëjë do të jetë mirë. Ne do të përpiqemi ta bëjmë atë të vazhdojë me ne sepse ai është lojtari më i mirë në histori. Barcelona të do, unë të dua”, i ka thënë Laporta.

Para se të fillonte paraqitja e parë e Joan Laportas, ai u pa duke e përqafuar Leo Messin në shkallët e stadiumit.

Messi ka të drejtë të gjejë skuadër të re, pasi është në fund të kontratës me Barcelonën. /Telegrafi/

Exit mobile version