Site icon Telegrafi

Laporta: Do të ketë më shumë se një nënshkrim të ri këtë verë

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta beson se skuadra do të përforcohet edhe më shumë në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Barcelona ka hasur në probleme për transferimin e lojtarëve të rinj, pas problemeve financiare.

Megjithatë, Laporta tani ka thënë se ekipi i tij do të transferoj më shumë se një lojtar në këto ditët e mbetura deri në mbylljen e afatit kalimtar veror.

Lexo po ashtu Javë vendimtare te Barceona, tre lojtarë do të blihen dhe dy të tjerë do të largohen

“Mendoj se ne ende nuk e kemi përfunduar këtë temë [transferimet e verës]”, ka thënë fillimisht Laporta për mediat.

“Për fat të mirë, ne do të kemi marzhin e nevojshëm të pagave për të mundur të bëjmë disa përforcime në minutën e fundit”.

“Mendoj se do të ketë më shumë se një nënshkrim të ri”, përfundoi presidenti i Barcelonës.

Lexo po ashtu Xavi merr vendimin përfundimtar rreth transferimit të Joao Felix

Kjo është një deklaratë e madhe, pasi duhet të jemi gati për të mirëpritur të paktën dy lojtarë të rinj – jo vetëm Joao Cancelo.

Shumë mendojnë se do të jetë Joao Felix ai që do t’i bashkohej Barçës në formë huazimi. Megjithatë, klubi mund të shkojë edhe për një objektiv tjetër të Xavit, Giovani Lo Celso. /Telegrafi/

Exit mobile version