Joan Laporta u ka ofruar tifozëve të Barcelonës shpresë se Lionel Messi do të zgjas qëndrimin e tij në klub.
Presidenti i Barcelonës dha konferencën e tij të parë për shtyp që kur u zgjodh në krye të klubit, gjatë të cilit ai diskutoi disa tema, duke përfshirë edhe të ardhmen e Messit.
E ardhmja e Messit, sipas Laportas është e lidhur me Barcelonën dhe bisedimet për rinovimin e kontatës po shkojnë mirë.
“Çështja e Messit po shkon mirë, por nuk ka përfunduar ende”, konfirmoi fillimisht Laporta gjatë konferencës për shtyp.
“Messi e do shumë Barcelonën. Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur brenda mundësive tona”.
“Edhe pse të gjithë e dimë se ai është një lojtar i lakmuar, ne kemi perceptimin se, nga të dy palët, ne po përgatisim gjithçka që është e nevojshme, brenda mundësive të klubit, që ai të qëndrojë”, përfundoi presidenti i Barcelonës. /Telegrafi/