Site icon Telegrafi

Laporta: Nuk është çështje e parave, Messi dëshiron të qëndrojë dhe të jetë i lumtur

Kandidati për president i Barcelonës, Joan Laporta ka deklaruar se dëshiron që ylli i skuadrës, Lionel Messi, të jetë ‘i lumtur’ dhe të qëndrojë në Camp Nou.

Të enjten, Carles Tusquets, presidenti i komitetit të menaxhimit aktualisht i ngarkuar në Barcelona, zbuloi se financat e klubit janë aq të dobëta saqë duhet të kishin shitur Messin në verë.

Këto deklarata të Tusquets bënë bujë të madhe, sidomos pas ‘ftesës’ së Neymar dhe Leandro Paredes drejtuar Messit për t’iu bashkuar te PSG.

Lexo po ashtu Drejtuesi aktual i Barcelonës, Tusquets: Unë do ta kisha shitur Messin verën që shkoi

Megjithatë, ish-presidenti dhe tani kandidati për president, Laporta nuk e ndan atë pikëpamje dhe synon ta mbajë kapitenin në Camp Nou.

“Leo dëshiron Barcelonën”, ka thënë fillimisht Laporta për Radio Marca dhe Cope kur u pyet për Messin.

“Ajo që unë dua është t’i kthej lumturinë e tij. Nuk është vetëm çështja e parave, ju duhet të krijoni një ekip konkurrues”.

Lexo po ashtu Neymar dëshiron të ribashkohet me Messin sezonin e ardhshëm

“Leo është mashtruar dhe kjo është një humbje e madhe. Ai është një fitues dhe nuk mund të durojë që ekipet e tjera të fitojnë Ligën e Kampionëve”.

“Hera e fundit që fola me të ishte në tetor. Unë i jam shumë mirënjohës për gjithçka që ka bërë për Barcelonën. E njoh atë që kur ishte 16 vjeç dhe ai është një person i jashtëzakonshëm”.

“Ekziston një vlerësim dhe respekt i ndërsjellë. Ne duhet të jemi brenda [klubit] për t’i bërë atij një propozim imagjinar dhe të besueshëm”, përfundoi Laporta. /Telegrafi/

Exit mobile version