Telegrafi

“Laporta një idiot dhe Barcelona e drejtuar nga mafia” – Van der Vart nuk përmbahet në intervistën e tij

Rafael van der Vaart nuk kurseu deklarata thumbuese në drejtim të Barcelonës, pas barazimit pa gola me Rayo Vallecanon, në atë që ishte ndeshja e parë për edicionin 2022/23 në La Liga.

Gjigantët katalanas janë duke luftuar financiarisht, por gjithsesi kanë arritur të transferojnë Franck Kessien, Andreas Christensen, Raphinhan, Robert Lewandowskin dhe Jules Kounden në skuadrën e tyre këtë verë.

Për ta bërë këtë, atyre u është dashur të aktivizojnë një sërë levash ekonomike dhe aktualisht janë në mosmarrëveshje me lojtarët në lidhje me statusin e tyre në Camp Nou.

Lexo po ashtu Duket se Bartomeu e ka bërë me paramendim "fundosjen" e Barcelonës - Laporta ka gjetur disa shkelje në kontrata

Frenkie de Jong dhe Martin Braithwaite po refuzojnë të largohen ndërsa Blaugranasit janë të dëshpëruar për të ndryshuar pagat e tyre masive.

Van der Vaart nuk është nga ata që i përpijnë fjalët dhe gjatë një paraqitje në televizionin holandez, ai nuk u përmbajt.

Ish-mesfushori i Real Madridit e quajti presidentin e Barcelonës Joan Laporta një ‘idiot’ ndërsa e krahasoi klubin me një ‘mafia’.

Lexo po ashtu Lewandowski zbulon se si ishte në bisedime me Real Madridin, por vendosi t'i bashkohej Barcelonës

Për TheEuropeanLad, van der Vaart tha: “Si mund të blesh lojtarë kur nuk ke para? Më duket një turp. Dhe Laporta që vazhdon të qeshë kudo me kokën e tij të madhe. Ky njeri mendon se është mbreti. Por, unë mendoj se është idiot”.

Ai më pas iu drejtua trajtimit të De Jong, i cili e pa kohën e tij të lojës të zvogëlohej në mënyrë dramatike në para-sezon.

Reprezentuesi holandez madje u luajt si mbrojtës qendror dhe Van der Vaart beson se bashkëkombësi i tij ka të drejtë të qëndrojë në Kataluni për aq kohë sa dëshiron.

Lexo po ashtu Cadena Cope zbulon një mashtrim kontabilist që mund t'i kushtojë Barcelonës me falimentim - për regjistrim të lojtarëve as që flitet

Van der Vaart vazhdoi: “Ju nuk mund t’i trajtoni njerëzit kështu. Frenkie fiton shumë? Ju nënshkruani një kontratë dhe pastaj e përmbushni kontratën ose largoheni me kushte të mira, por jo kështu”.

“Kjo është mafia dhe ata duhet të ndëshkohen. Emri i Barçës në hartë është bërë shumë i keq. Është një klub i madh dhe të gjithë duan të luajnë atje”.

“Mirëpo, tani ne e gjykojmë ndryshe dhe më duket një turp kur luan për ta”, ka vazhduar ai.

Lexo po ashtu Rrjedhin në internet pagat e 'çmendura' të lojtarëve të Barcelonës - duket se katalunasit po "luajnë me zjarrin"

Kishte pyetje rreth statusit të regjistrimit të nënshkrimeve të reja të Barcelonës në fillim të kësaj jave dhe Kounde mbetet ende i paregjistruar.

Ai nuk u paraqit kundër Vallecanos, i cili arriti të mbajë Barcelonën në një barazim 0-0, pavarësisht se vendasit regjistruan 21 goditje në drejtim të portës.

Christensen, Raphinha dhe Lewandowski filluan të gjithë ndërsa Kessie u inkuadrua nga bankina në pjesën e dytë. /Telegrafi/