Joan Laporta u shfaq mjaft i sigurt për sigurimin e së ardhmes së Lionel Messit, pasi pa fitoren e Barcelonës në finalen e Copa del Rey dhe mori trofeun e parë në epokën e re si president i klubit.
Presidenti i sapozgjedhur vëzhgoi ndeshjen nga tribunat në Sevilla ndërsa kapiteni i ekipit të tij shënoi dy herë në fitoren 4-0 ndaj Athletic Bilbao.
“Leo është lojtari më i mirë në botë. Ai është shumë i lidhur me këtë klub”, ka thënë fillimisht Laporta për Telecinco.
“Unë jam i bindur se ai dëshiron të qëndrojë dhe ne do të bëjmë gjithçka që kemi në fuqinë tonë në mënyrë që ai të qëndrojë”.
🎶 𝘖𝘩, 𝘭𝘦, 𝘭𝘦! 𝘖𝘩, 𝘭𝘢, 𝘭𝘢!
🔊🏆 𝘚𝘦𝘳 𝘥𝘦𝘭 𝘉𝘢𝘳𝘤̧𝘢 𝘦́𝘴, 𝘦𝘭 𝘮𝘪𝘭𝘭𝘰𝘳 𝘲𝘶𝘦 𝘩𝘪 𝘩𝘢… pic.twitter.com/d0o0SPc5Ox— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 18, 2021
“Sot, ne pamë që ai ishte i rrethuar nga një ekip i shkëlqyeshëm. Ata luajtën një futboll shumë të mirë”.
Copa del Rey është trofeu i parë i presidentit të ri që kur mori përgjegjësinë e klubit dhe titulli i parë i ekipit në dy vjet.
❝𝐖𝐞 𝐰𝐚𝐧𝐭𝐞𝐝 𝐭𝐨 𝐰𝐢𝐧 — 𝐚𝐧𝐝 𝐰𝐞 𝐝𝐢𝐝 𝐢𝐭.❞
— Barça president, @JoanLaportaFCB pic.twitter.com/vmfIm33o5K— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 18, 2021
“Ne ishim me të vërtetë të etur për t’u kthyer te trofetë dhe ne e kemi bërë atë”.
“Ishte një finale e shkëlqyeshme kundër një ekipi të shkëlqyeshëm”.
“Lojtarët kishin nevojë për këtë. Ne jemi të lumtur për lojtarët, stafin stërvitor dhe tifozët. Shpresoj se kjo është Kupa e parë e një epoke me shumë Kupa”, përfundoi presidenti i Barcelonës. /Telegrafi/