Edhe pse kanë kaluar tanimë muaj që kur Leo Messi është bashkuar me PSg-në, vazhdon të përmendet emri i tij në Barcelonë.
Argjentinasi dëshironte me çdo kusht qëndrimin në klubin katalunas, por edhe Barcelona dëshironte ta mbante atë.
Megjithatë marrëveshja nuk mund të arrihej mes palëve pasi La Liga nuk pranonte që Messi të ulte ndjeshëm pagën e tij, pasi binte ndesh me rregullat.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është rikthyer të flas për Messin, duke thënë se nuk mund të mërzitet me vendimin e Messit.
“Nuk mund të rebelohem apo të mërzitem me Messin. E dua shumë, por vjen një moment kur e sheh që nuk mundesh, ka zhgënjim nga të dyja palët”.
“Kishte shumë dëshirë që të qëndronte. Ne të gjithë e dinim që nëse nuk do të qëndronte, do të shkonte te PSG”.
“Ai është pjesë e historisë së Barcelonës si lojtari më i mirë i historisë dhe më pëlqen të qëndroj me këtë ide”, tha Laporta.
Krejt në fund presidenti i Barcelonës, deklaroi se Messi ishte i gatshëm të luante edhe falas Barcelonën.
“E dija që kishte një ofertë të rëndësishme, por në momentin e vendimit mendova se mund të luante edhe falas për Barcelonën”, tha Laporta. /Telegrafi/