Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka goditur sërish drejtuesit e Barcelnoës.
Laporta ka folur për Sport, duke thënë se ai ndjen se është gati për të marrë sërish drejtimin e Barcelonës.
“Më vjen keq të shoh se ata po e shkatërrojnë modelin që na bëri të mrekullueshëm. Ata nuk dinë si të transferojnë e as si të mbajnë lojtarë, ata po i çojnë poshtë pak vitet e mbetura të Lionel Messit”.
Sa i përket argjentinasit, Laporta ka thënë se ishte e pabesueshme që askush nuk e shoqëronte në fushë pas ndeshjeve të mëdha, teksa thotë se ai gjithmonë e bënte këtë. /Telegrafi/