Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka pranuar se ai është i frikësuar që Lionel Messi mund të mos e zgjasë qëndrimin e tij në Camp Nou për shkak të situatës aktuale të bordit të klubit.
Messi është nënë kontratë me klubin nga Camp Nou deri në verën e vitin 2021 dhe një marrëveshje rinovimi ende nuk ka ardhur.
Marrëdhëniet e tij me presidentin aktual të Barcës, Josep Maria Bartomeu, thuhet se nuk janë perfekte dhe kjo po e komplikon zgjatjen e kontratës.
Ndërsa Bartomeu kohëve të fundit theksoi besimin e tij se argjentinasi do të rinovojë dhe ka gjasë ta mbyll karrierën e tij te Barca, Laporta nuk është aq i sigurt.
Megjithëse Messi me shpresë do të mbetet në klub, Laporta vuri në dukje se anëtarët e tanishëm të bordit të Barça mund të detyrojnë yllin e tyre të largohet.
“Dua që ai të qëndrojë në vitin 2021, por kam frikë se një vendim i keq i këtij bordi mund të rezultojë në një vendim të pakthyeshëm”, ka thënë fillimisht Laporta për Messin në një ngjarje në spitalin Sant Joan de Deu të mërkurën.
“Nuk është BarcaGate, është BartoGate”.
“Unë jam i shqetësuar për mënyrën se si po rrezikohet statusi i klubit”, përfundoi ish-presidenti i Barcelonës. /Telegrafi/