Site icon Telegrafi

Laporta e pranon se shitjet dhe nënshkrimet janë ende të planifikuara

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta e ka pranuar se ata ende kanë nevojë për disa shitje lojtarësh deri në mbyllje të afatit kalimtar.

Laporta ka thënë se për të regjistruar Jules Kounde do të duhet të ketë një largim në ditët në vijim.

Por, i pari i klubit shtoi se edhe kështu Barcelona mund të bëjë akoma më shumë nënshkrime, me Marcos Alonso dhe Bernardo Silva që janë objektivat.

Lexo po ashtu Të gjithë përveç Kounde, Barcelona i ka regjistruar lojtarët në La Liga

“Është e vërtetë që ne ende duhet të regjistrojmë Kounden dhe duhet të ketë një largim për ta bërë këtë”, ka thënë fillimisht Laporta për DAZN.

“Është e vërtetë që kemi interes për disa lojtarë, por së pari do të flasim me klubet e tyre”.

“Është 13 gushti, kështu që imagjinoni se çfarë ka mbetur në afatin kalimtar të transferimeve”.

“Ne ende mund të punojmë për disa nënshkrime për ta bërë ekipin edhe më konkurrues”, përfundoi presidenti i Barcelonës. /Telegrafi/

Exit mobile version