Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ia ka pranuar një tifozi se Jules Kounde do t’i bashkohet Chelseat.
Barça dhe Chelsea po luftojnë për mbrojtësin e Sevillas , Kounde, i cili është një nga emrat më të nxehtë në këtë afat kalimtar.
I pari i klubit katalanas u pyet nëse Barcelona ishte afër nënshkrimit të francezit nga një tifoz në Las Vegas – ku Laporta pretendoi se Blutë kishin arritur të parët te lojtari.
Kur u pyet nga një tifoz i Barcelonës nëse klubi do të nënshkruante me Kounde, presidenti u përgjigj: “Jo, ai do të nënshkruajë për Chelsean”.
¿Laporta ya da por perdido a Koundé?
📌Así se lo ha comentado a Esteban Flores, un aficionado que le ha preguntado en el hall del Hotel Palms, al que le ha dicho que se va al Chelsea.
👉🏻 @tjuanmarti
Dentro video 👇🏻 pic.twitter.com/VcIr8A9Se1
— Relevo (@relevo) July 21, 2022
Sevilla i ka vendosur një çmim prej 65 milionë euro Koundes, ku Chelsea thuhet se e ka ofruar këtë shumë. /Telegrafi/