Site icon Telegrafi

Laporta e falënderon Agueron që e zgjodhi Barcelonën në konferencën për pensionimin e detyrueshëm nga futbolli

Joan Laporta ka folur për pensionimin e detyrueshëm të Sergio Agueros te Barcelona.

Presidenti i klubit katalunas i ka bërë me dije sulmuesit argjentinas se do jetë në anën e tij dhe e ka falënderuar që u transferua në verën e këtij viti në Camp Nou.

“Unë jam pranë jush, si dhe përfaqësues të skuadrave për të cilat keni luajtur. Faleminderit që erdhët në Barcelonë. Ju keni marrë vendimin e duhur dhe keni mbështetjen tonë”.

Lexo po ashtu Zyrtare: Aguero me lot në sy konfirmon pensionimin nga futbolli

“Ju keni qenë një lojtar me famë botërore, një golashënues i lindur. Do të dëshironim që të mbërrinit më herët, kur të ishit në Atletico dhe me siguri do të korrnit suksese në atë fazë të re. Ju e meritoni dhe ne ju dëshirojmë më të mirën”, ishin fjalët e Laportas.

Aguero u pensionua nga futbolli shkaku i problemeve me zemër dhe kështu e vuri shëndetin në radhë të parë. /Telegrafi/

Exit mobile version