Telegrafi

Është një arsye pse Messi e ka fanellën e Lanzinit në koleksionin special, e tregon vet ylli i West Hamit (Foto)

Luis Suarez, Raul, Sergio Aguero, Iker Casillas, Francesco Totti, Philipp Lahm… Manuel Lanzini?

Të gjithë fanellat e këtyre lojtarëve shumë të tjerë u shfaqën ne koleksionin special të Lionel Messit.

Lexo po ashtu Messi e kishte ruajtur fanellën e tij dhe e publikoi në koleksion, por lojtari i panjohur danez mundohet t’ia kthejë nderin (Foto)

Fanella e yllit të West Hamit ishte një nga ato që befasuan tifozët pasi dyshja nuk kanë luajtur ndonjëherë kundër njeri-tjetrit.

Pas shumë pyetjeve erdhi edhe përgjigjja nga lojtari.

Çdo gjë ndodhi në janarin e 2016, Lanzini kishte publikuar në Instagram fotografinë teksa shkëmbente fanellat e Messin dhe kishte shkruar: “Ëndrra është përmbushur!! Faleminderit Roberto Lopeztattoo dhe Leo Messit, ditë e mrekullueshme”.​​

Lanzini nuk ka luajtur kurrë për Përfaqësuesen e parë të Argjentinës, edhe pse ka shifra të mira për U20 argjentinase.

Pra, 24-vjeçari ende nuk ka pasur mundësinë të luajë me yllin e Barcelonës, por si ka arritur që të shkëmbejë me Messin?.

Anësori i cili këtë sezon ka dy asistime dhe tetë gola në Ligën Premier, ka folur si ka ardhur deri te kjo.

“Është mahnitëse, sepse lojtari më i mirë në botë ka vendosur fanellën time atje. Nuk mund ta besoja”.

“Nuk mund të them se jemi shokë, por e kam takuar një herë në Barcelonë, sepse kemi shokë të përbashkët dhe kjo është e gjitha kur ndodhi. Ai më dha fanellën e tij dhe unë i dhashë timen, ai është njeri i mirë”, ka thënë Lanzini për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/