Luis Suarez, Raul, Sergio Aguero, Iker Casillas, Francesco Totti, Philipp Lahm… Manuel Lanzini?
Të gjithë fanellat e këtyre lojtarëve shumë të tjerë u shfaqën ne koleksionin special të Lionel Messit.
Fanella e yllit të West Hamit ishte një nga ato që befasuan tifozët pasi dyshja nuk kanë luajtur ndonjëherë kundër njeri-tjetrit.
Pas shumë pyetjeve erdhi edhe përgjigjja nga lojtari.
Çdo gjë ndodhi në janarin e 2016, Lanzini kishte publikuar në Instagram fotografinë teksa shkëmbente fanellat e Messin dhe kishte shkruar: “Ëndrra është përmbushur!! Faleminderit Roberto Lopeztattoo dhe Leo Messit, ditë e mrekullueshme”.
Lanzini nuk ka luajtur kurrë për Përfaqësuesen e parë të Argjentinës, edhe pse ka shifra të mira për U20 argjentinase.
Pra, 24-vjeçari ende nuk ka pasur mundësinë të luajë me yllin e Barcelonës, por si ka arritur që të shkëmbejë me Messin?.
Anësori i cili këtë sezon ka dy asistime dhe tetë gola në Ligën Premier, ka folur si ka ardhur deri te kjo.
“Është mahnitëse, sepse lojtari më i mirë në botë ka vendosur fanellën time atje. Nuk mund ta besoja”.
“Nuk mund të them se jemi shokë, por e kam takuar një herë në Barcelonë, sepse kemi shokë të përbashkët dhe kjo është e gjitha kur ndodhi. Ai më dha fanellën e tij dhe unë i dhashë timen, ai është njeri i mirë”, ka thënë Lanzini për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/