Starship i SpaceX me sukses është nisur në fluturimin e tretë testues.
Raketa është ndarë nga përforcuesi Super Heavy dhe ka filluar të fluturojë në një lartësi prej mbi 200 mijë metra.
Ky llogaritet të jetë fluturimi më i suksesshëm testues i anijes kozmike deri më tani, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, Starship është raketa më e madhe dhe më e fuqishme në botë me një lartësi prej afro 120 metrash, e cila ka për qëllim të transportojë astronautët në Hënë këtë dekadë. Është anije aq e madhe sa SpaceX thotë se “do të jetë në gjendje të mbajë deri në 100 njerëz në fluturime ndërplanetare”.
Por, CEO i SpaceX, Elon Musk, dëshiron që me Starship të fluturojë edhe drejt Marsit.
Mirëpo, raketa duhet të kryejë qindra misione pa ekuipazh përpara se të transportojë njerëzit e saj të parë.
Anijes Starship po i jep rol qendror edhe NASA me programin e saj Artemis i cili synon zbarkimin e astronautëve në Hënë pas më shumë se 50 viteve. /Telegrafi/
LAUNCH! Starship launches for the third time on IFT-3 from Starbase!https://t.co/xRrVrrlsLt pic.twitter.com/EcnzwiHVwL
— Chris Bergin – NSF (@NASASpaceflight) March 14, 2024