Këngëtarja Dhurata Dora ka realizuar projektin e saj më të ri.
“Shumë on” titullohet kënga më e re e këngëtares, e cila vjen e realizuar me videoklip, transmeton Telegrafi.
Dhurata, e cila ditë më parë ka publikuar një pjesë të videos, përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar se projekti i plotë do të publikohet gjatë ditës.
“Ti don” është videoprojekti i fundit i Dorës, të cilën e publikoi gjatë muajit qershor.
Kënga ishte ndër prurjet më të dëgjuara gjatë sezonit veror, duke arritur rreth 10 milionë klikime në kanalin “Youtube”. /Telegrafi/