Melinda Ademi e ka publikuar këngën e re të titulluar “Qa din ti”, të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip.
Krahas skenave atraktive, reperja vjen me dy versione brenda të njëjtës këngë që pritet të pëlqehet nga fansat e saj të shumtë.
Projekti i ri është realizim i Panda Music, ndërsa për tekstin është kujdesur vet këngëtarja në bashkëpunim me Tonic dhe Denk.
DorantBeats dhe Bannzz e kanë bërë ‘beat-in’ e parë, kurse të dytin Egzon Surkish, Tonic dhe Bannzz.
Sa i përket miksimit dhe masterizimit të këngës së re është angazhuar Avaxus.
Ana vizuale është realizuar nga CINEGR8, ndërsa videoklipi është realizuar nën regji të Valon Aziri. /Telegrafi/