Alban Skënderaj ka sjell një tjetër version të këngës së tij të re “Obsesion”.
“Obsesion (Happy Version)” është një projekt që e realizoi në bashkëpunim me Romeo Veshajn.
Producimi u bë nga Lorenc Aliaj në studion e Avaxus.
Romeo Veshaj ka bërë një interpretim më ndryshe në këtë këngë, e cila u prit mirë dhe mori reagime pozitive menjëherë.
Akoma pa u bërë një ditë ka kaluar shifrën e 100 mijë klikimeve në platformën YouTube.
Versioni origjinal tashmë ka marrë afro shtatë milionë klikime, duke u pëlqyer jashtëzakonisht.
Kjo njëherësh është kolona zanore e filmit të Borës dhe Donaldit “5 Herë Jo”. /Telegrafi/