Luana Vjollca e ka zgjedhur këngëtarin e mirënjohur, Ramadan Krasniqi – Dani, për të realizuar duetin e radhës.
Bashkëpunimi i tyre mban titullin “Sonte”, ndërsa projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Bini Nebihu nga Diez Music qëndron prapa kësaj kënge, në të cilën është angazhuar edhe Astrit Stafai, ndërkohë që tekstin dhe melodinë i ka shkruar Filloreta Raçi – Fifi.
Për anën vizuale është kujdesur Max Production që e ka xhiruar videon muzikore.
Luana është shprehur e nderuar që i është dhënë mundësia të bashkëpunojë “me një ndër ikonat e muzikës shqiptare”. /Telegrafi/