Ka ardhur dueti i ri i Genc Prelvukajt, i cili këtë herë ka bashkëpunuar me Blake.
Kënga mban titullin “Hello” dhe është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Tekstin e kanë shkruar dy këngëtarët, ndërsa kënga është prodhim i Gencit.
Njëherësh edhe videoklipin e ka realizuar Black Fish Entertainment.
Prelvukaj ka rezultuar mjaft i suksesshëm me bashkëpunimet e tij dhe i tillë pritet të jetë edhe dueti i radhës.
Para kësaj kënge, Genci kishte bashkëpunuar me Greta Koçin e Mimoza Shkodrën. /Telegrafi/