Lyrical Son dhe MC Kresha kanë sjellë realizimin e ri muzikor që mban titullin “Dilëm jasht”.
Reperët e mirënjohur të skenës shqiptare e kanë publikuar të enjten këngën e re, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.
Për melodinë janë kujdesur vet Lyrical Son dhe MC Kresha, të cilët po ashtu e kanë shkruar edhe tekstin.
Strike Beatz e ka bërë ‘beat-in’, derisa K-Master (Pint Studio) e ka bërë incizimin e këngës.
Pressplay e ka bërë miksimin dhe masterizimin, derisa videoklipi është xhiruar nën regji të Afrim Zenunit. /Telegrafi/