Telegrafi

Lansohet bashkëpunimi i Capital T me Samanta Karavellan “Jena 2”

Bashkëpunimet mes estradës shqiptare nuk kanë të ndalur edhe për këtë sezon verore.

Një tjetër duet është lansuar së fundmi në mes të reperit Capital T dhe këngëtares, Samanta Karavello.

Dyshja kanë publikuar këngën që mban titullin “Jena 2” dhe është shoqëruar edhe me një videoklip ky artistët dukej në formë të mirë dhe me shumë stil.

Ndërsa, producent i këngës është Boban Apostolov, muzika nga Apollo dhe vetë artistët.

Teksti i këngës u shkruan nga Lindon Berisha, Capital T dhe Petrit Sefaj, teksa miksimi dhe masterizimi nga Avaxus.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Produksioni ‘Mojo Production’ u kujdes për realizimin e videoklipit me regji nga Eros Binjaku dhe Johnny Brami.

Projekti tashmë gjendet i lansuar në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave. /Telegrafi/