Telegrafi

Lana Del Rey sërish në shënjestër të kritikave për dukjen e saj

(Foto: Twitter/Getty)

Këngëtarja amerikane, Lana Del Rey, është vënë edhe një herë në shënjestër të kritikave të përdoruesve të shumtë të rrjeteve sociale për shkak të dukjes së saj.

Ajo është fotografuar nga paparacit teksa shijonte plazhin në Rio De Janeiro me miqtë e saj. Menjëherë pas në Twitter pasuan komentet nga fansat, të cilët besojnë se ajo ka probleme me peshën.

Lexo po ashtu ‘Një fatkeqësi e modës’ – ekspertët vazhdojnë me kritikat për veshjen e Lana del Rey

“Pse e ka lejuar veten të duket kështu?”.

“Është koha t’i vë gjërat në vijë. Çfarë po ndodh me të?”.

“Turp. Ajo ka qenë këngëtarja më e bukur” – janë vetëm disa prej komenteve.


Pjesa tjetër e fansave i kanë dalë në mbrojtje duke theksuar se askush nuk duhet të merret me kritika të tilla. Këngëtarja nuk ka reaguar në lidhje me këtë dhe duket se nuk u kushton aspak rëndësi atyre që e kritikojnë pa arsye.

Lexo po ashtu Lana Del Rey u shfaq e veshur me një fustan 16 eurosh në tapetin e kuq?

Lana është rikthyer në skenë duke performuar në Festivalin MITA në Rio të Brazilit, ku interpretoi premierë katër këngë nga albumi i ri, “Did You Know That There’s a Tunnel Under Ocean Blvd?”. /Telegrafi/

(Foto: Twitter)