Këngëtarja e famshme, Lana Del Rey, muajin e kaluar ka njoftuar në rrjetet sociale se së shpejti do të sjellë videoklipin e këngës “Freak” në të cilën do të jetë edhe këngëtari Father John Misty.
Ajo ka lansuar videoklipin e hitit “Freak”, të cilin fansat e saj e kanë pritur me padurim që ta shohin.
Përpos Father John Misty, emri i vërtetë i të cilit është Josht Tillman, në këtë videoklip janë edhe disa pjesëmarrës të tjerë nga videoklipi i “Music To Watch Boys To”.
Ky nuk është bashkëpunim i parë i Del Reyt me Father John Mistyn. Ata së bashku kanë performuar në turneun e këngëtares në vitin 2014.
“Freak” është kënga e fundit e albumit “Honeymoon”, të cilin këngëtarja e ka lansuar vitin e kaluar.