Dy ukrainas 16-vjeçar janë cilësuar si heronj, pasi u vranë në atë që dukej shkëmbim plumbash me forcat ruse në qytetin e pushtuar Berdyansk.
Tihran Ohannisian, i plagosur dhe mbuluar në gjak, filmoi veten duke thënë “lamtumirë, lavdi Ukrainës”, transmeton Telegrafi.
Pamjet e Tihranit janë bërë virale, derisa ai dhe miku i tij, shoku i klasës Mykyta Khanhanov janë lavdëruar për trimërinë dhe heroizmin.
Forcat ruse në qytetin e pushtuar Berdyansk, thanë se 16-vjeçarët janë vrarë të shtunën. Ata madje pretendojnë se djemtë kishin vrarë disa ushtarë rusë.
Është interesant sesi i riu Ohannisian nuk shfaq as edhe një dozë të vogël të frikës, përkundrazi ai tregon se është krenar që po vdesë për vendin e tij. /Telegrafi/