Site icon Telegrafi

Lampard do ta spastrojë ekipin në verë, tetë lojtarë të rëndësishëm pritet të largohen nga Chelsea

Frank Lampard nuk e ka përjetuar aspak mirë humbjen në 1/8 e finales nga Bayern Munich.

Chelsea është mposhtur lehtësisht në ndeshjen e parë para tifozëve të vet 0-3 dhe tanimë thuajse janë të eliminuar nga gara më e madhe evropiane për klube Liga e Kampionëve.

Pas kësaj humbje turpëruese mediat angleze kanë raportuar se trajneri Frank Lampard do të bëjë revolucion në klub.

Trajneri anglez ka kërkuar nga drejtuesit e klubit largimin e tetë futbollistëve të cilët e kanë bartur barrën kryesore në vitet e fundit.

Ross Barkley, Jorginho, Kepa Arrizabalaga, Marcos Alonso, Emerson, Kurt Zouma, Willian dhe Pedro Rodriguez janë lojtarët që Lampard nuk i do për edicionin e ri.

Chelsea synon që të transferojë futbollistë të rinj për ta ripërtërijë skuadrën.

Deri më tani klubi ka siguruar shërbimet e Hakim Ziyech nga Ajaxi, por që marokeni do t’i bashkohet londinezëve në verë.

Houssem Aouar, Declan Rice, Ben Chilwell, Nathan Ake, Jadon Sancho, Mauro Icardi, Andre Onana, Marash Kumbulla, Jack Grealish e Jeremie Boga janë disa nga lojtarët që po kërkohen nga Chelsea. /Telegrafi/

Exit mobile version