Telegrafi

Lampard shpreson që me këto tri transferime te Chelsea ta fitojë Ligën Premier

Chelsea do ta apelojë vendimin e FIFA për ndalesën në afatin kalimtar të transferimeve.

Skuadra londineze dëshiron që ndalesa të largohet para afatit kalimtar të janarit, në mënyrë që t’i transferojë disa lojtarë.

The Blues do ta apelojnë vendimin e FIFA-së në Gjykatën e Arbitrazhit (CAS) më 20 nëntor dhe do të shpresojnë që të marrin një përgjigje pozitive.

Timo Werner

Frank Lampard thuhet se është i gatshëm që të shpenzojë deri në 180 milionë euro për transferimin e tre lojtarëve.

Wilfried Zaha (Foto: Getty Images/Guliver)

Timo Werner i Raseball Sport Leipzig, Wilfried Zaha i Crystal Palaces dhe Ben Chilwell nga Leicester City.

Me këto tri transferime, Lampard beson se mund ta bëjë Chelsean kampion të Ligës Premier dhe ta mposhtë dominimin e Liverpoolit dhe Manchester Cityt në këto dy vitet e fundit. /Telegrafi/