Trajneri i Chelseat, Frank Lampard e di se ka shumë punë përpara tyre për t’u rikthyer në majën e futbollit anglez.
Chelsea rifillon Ligën Premier me 12 pikë pas Manchester Cityt të vendit të dytë dhe 34 pikë pas liderëve të Liverpoolit.
Për rifillimin e sezonit dhe transferimet e reja ka folur trajneri i londinezëve, Lampard, i cili u tregua realist.
“Ne e dimë se ka një hendek të madh, kur ju shikoni performancën e Liverpoolit dhe Cityt në dy vitet e fundit e vëreni atë, kështu që ne duhet të përpiqemi me të vërtetë të punojmë për të mbyllur atë hendek”, ka thënë fillimisht Lampard.
“Ne duhet të jemi të gatshëm t’u japim kohë për t’u përshtatur lojtarëve që vijnë si Timo Werner dhe Hakim Ziyech”.
“Shpresojmë që nuk është aq shumë, ne me të vërtetë besojmë në cilësitë e tyre, por, po, ne duam të punojmë drejt mbylljes së këtij hendeku mbi ne”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/