Legjenda dhe ish-trajneri i Chelseat, Frank Lampard është ndër disa pretendentë për t’u bërë një trajner i ri i Rangers.
Anglezi tashmë po kërkon të sjellë disa fytyra të njohura me vete në Skoci, ndonëse ende nuk është emëruar trajner.
Give Me Sport raporton se ai dëshiron të nënshkruajë me Armando Brojan, Malang Sarr dhe Ian Maatsen.
Theksohet se këto mund të jenë vetëm marrëveshje huazimi, jo transferime të përhershme.
Broja shënoi në fillimin e tij të parë këtë sezon në një fitore 2-0 kundër Fulham.
Maatsen ka bërë shtatë paraqitje, kryesisht si zëvendësues, ndërsa Sarr ka mbetur pa pozicion pasi nuk mundi të largohej nga klubi gjatë verës. /Telegrafi/