Armando Broja vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, edhe pse ka shumë oferta para vetës.
Sulmuesi shqiptar u rikthye te Chelsea pas një huazimi shumë të suksesshëm te Southamptoni ku luajti sezonin e tij të parë në Ligën Premier.
20-vjeçari zhvilloi 38 ndeshje me fanellën e ‘shenjtorëve’ ku shënoi nëntë gola dhe dhuroi një asistim.
Por e ardhmja e tij vazhdon të jetë e paqartë me Chelsean që ende nuk ka vendosur nëse do ta mbajë në skuadër apo do ta shes shqiptarin gjatë verës pasi ofertat nuk mungojnë.
Newcastle United, West Ham United, Southampton e Everton janë katër skuadrat angleze që po e duan transferimin e Brojës gjatë verës.
Megjithatë trajneri që i dha debutimin me Chelsean, Frank Lampard e ka bërë prioritet transferimin e shqiptarit gjatë kësaj vere.
The Mirror ka raportuar se ish-mesfushori legjendar anglez tani në rolin e trajnerit te Evertoni dëshiron me çdo kusht transferimin e Brojës si dhe të mbrojtësit Kyle Walker-Peters nga Southampton.
Për shqiptarin Everton është gati të paguaj 30 milionë euro te Chelsea, derisa për anglezin Kyle-Walker-Peter 25 milionë të tjera në drejtim të Southamptonit. /Teegrafi/