Arsenali mund ta transferojë mbrojtësin e Chelseat, David Luiz, i cili mezi po pret të largohet nga The Blues.
Mirror shkruan sot se të kaltrit janë të gatshëm të pranojë shitjen e bujshme të brazilianit te Arsenali.
Mbrojtësi kuptohet se ka qenë në luftë me klubin ndërsa përpiqet të detyrojë një lëvizje te The Emirates.
Trajneri Frank Lampard raportohet se ka dhënë dritën e gjelbër dhe pritet ta shes rreth dhjetë milionë euro gjersa operacioni do të përfundojë deri në ora 18:00.
Chelsea ka konfirmuar se lojtari nuk ka stërvitur me ekipin e parë të gjatë ditës së djeshme, por kundërshton shkrimet se nuk ka nxitur mosmarrëveshje me zyrtarët e klubit.
Ndryshe, Luiz do të jetë zëvendësues ideal i ish-kapitetin, Laurent Koscielny, i cili ditë më parë u transferua në Bordeaux. /Telegrafi/