Barcelona pati një udhëtim të këndshëm në ceremoninë e Topit të Artë të hënën në Paris aty ku emra si Dani Olmo u nominuan për këtë çmim, teksa dominuan podiumin në kategorinë e femrave me Aitana Bonmatin që u shpall fituese e këtij çmimi.
Trofeu ‘Kopa’ për lojtarin e ri më të mirë i takoi Lamine Yamal aty ku Pau Cubarsi zuri vendin e pestë.
Pasi pranoi çmimin, Yamal uroi Rodrin teksa tha se ëndërr e tij mbetet që edhe ai një ditë të shpallet fitues i këtij çmimi.
“Jam shumë i lumtur për Rodrin, një lojtar i jashtëzakonshëm dhe një person i jashtëzakonshëm. Për lojtarin më të mirë në botë të vendosësh presion dhe t’i thuash se t’i do të fitosh është shumë e mirë”.
“Unë jam i ri dhe do të ishte një ëndërr ta fitojë Topin e Artë, shpresoj që ta bëjë së shpejti”, ka thënë Yamal.
Lamine Yamal ishte viktimë e abuzimit racor në derbin ndaj Real Madridit së bashku me bashkëlojtarët e tjerë si Raphinha, Ansu Fati dhe Alejandro Balde.
“Ai që ishte në fushë isha unë, ai që festoi golin isha unë dhe fakti që disa tifozë thonë disa marrëzi nuk ka rëndësi. Në krahasim, kur ata të thonë këtë, do të thotë se po bën shumë mirë”, u shpreh 17-vjeçari.
Real Madridi dhe La Liga e dënuan publikisht këtë rast me këta të fundit që tashmë kanë bërë ankesë zyrtare në Federatë./Telegrafi/