Lamine Yamal startoi mbrëmë në Santiago Bernabeu për Barcelonën në ndeshjen e javë së 32-të në La Liga.
Real Madridi triumfoi 3-2 në El; Clasico, për të mbyllur garën për titull, pasi tani janë 11 pikë larg vendit të dytë, e që janë pikërisht katalunasit.
Yamal është 16 vjeç e 283 ditë dhe është lojtari i dytë më i ri që ka startuar në El Clasico. Por, kush është më i riu atëherë, mund të pyesni.
Është Vicenc Martinez, një mbrojtës i krahut që filloi El Clasicon e tij të parë (dhe të vetme) në moshën 16 vjeç e 280 ditë.
Në tetor të vitit të kaluar, Lamine theu rekordin e Vicencut duke u bërë lojtari më i ri që ka luajtur – por jo që ka filluar – në El Clasico.
Çuditërisht, Martinez arriti vetëm shtatë paraqitje për Barcelonën. Mirëpo, emri i tij ka mbetur në librat e historisë së klubit për gati një shekull – ai vendosi rekordin e tij si titullari më i ri në El Clasico në 1941. /Telegrafi/