Site icon Telegrafi

Lamine Yamal lë të kuptohet klubin ku do të transferohej në rast largimi nga Barcelona

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal ka emëruar lojtarin e Ligës Premier me të cilin do të donte më së shumti të luante gjatë karrierës së tij. 

Yamal që tashmë ka pushtuar botën e futbollit me kualitetin e tij, ka bërë debutimin me Barcelonën kur ishte vetëm 15-vjeçar. 

17-vjeçari ishte pjesë e ekipit kombëtar të Spanjës që mposhti Anglinë me rezultat 2-1 në finale, teksa ai në fund e mori edhe çmimin si ‘Lojtari i ri më i mirë’ i kësaj gare. 

Gjatë kësaj gare, ai ka luajtur me fituesin e Topit të Artë, Rodri, por ishte një tjetër lojtar nga Liga Premier, me të cilin ai ka zbuluar se do të donte shumë ta ndante fushën. 

Sulmuesi i cili ka regjistruar pesë gola dhe dhjetë asistime për Barcelonën këtë sezon, ishte pyetur nga Radioestadio Noche se me cilin lojtar preferon të luajë më së shumti. 

“Kevin De Bruyne”, ishte përgjigja e shpejtë dhe pa hezitim e Yamal . 

Ndoshta shumica e tifozëve të futbollit do të ishin të emocionuar ndaj faktit për të parë Yamal dhe De Bruyne duke u kombinuar, por kjo është gati e pamundur për shkak të diferencës prej 16 vitesh në moshë mes tyre. 

Teksa Yamal po vazhdon shkëlqimin me Barcelonën këtë sezon, De Bruyne ka vuajtur shumë nga lëndimet dhe nuk ka pasur ndikim që kishte para ca vitesh tek Manchester City. 

Reprezentuesi belg ka regjistruar gjashtë asistime dhe dy gola në kampionat këtë sezon, por duket se do të largohet nga ‘Qytetarët’ me kontratën e tij që skadon në qershor të këtij viti./Telegrafi/

Exit mobile version