Për vetëm pak minuta ju ftojmë që të harroni gjithçka dini për Lamborghinin. Harrojeni ndikimin e super-makinës, harrojeni se sa shtrenjtë kushtojnë këto makina dhe harrojini edhe njerëzit që i ngasin ato.
Kjo ndoshta do të jetë mënyra e vetme që ta pranoni dizajnin e fundit që po qarkullon: një Lamborghini ‘pickup’.
Nga mendja dhe lapsi digjital i Theophilus Chin, eksperimenti quhet Usus, i cili, në vend të kabinës së rregullt, posedon një zgjatje të bishtit.
Ndërkaq, pjesa tjetër e makinës është pothuajse e pandryshuar.
Pjesa më e çuditshme mund të jetë hapësira e vogël që mund të shihet në B-Pillar që duket sikur ka dashur t’i ngjasojë ventilatorëve të ajrit që janë në modelet Aventador apo Huracan.
Por, me gjasë, ky model vështirë se do të vijë ndonjëherë në jetë. /koha.net/