Telegrafi

Lamborghini Huracan përforcon motorin, tani me 860 kuajfuqi (Foto/Video)

Kompania për modifikimin e veturave, Novitec Torado N-Largo, për modelin Lamborghini Huracan ka përgatitur një paketë ekstreme për Wide Body Kit e bërë nga fibra të karbonit dhe e cila përfshin edhe përforcimin e motorit.

 

Lamborghini Huracan Novitec Torado N-Largo ende posedon motorin 5.2-litër V10 me kompresor i cili tani është me kapacitet prej 860 kuajfuqi, ndërsa të dhënat për përshpejtimin dhe shpejtësinë maksimale nuk janë bërë të ditur ende.

 

Ndërkaq paketa për zgjerimin e aerodinamikës së kësaj veture, përfshin mbrojtësit e rinj, set pragjesh, mbrojtësit anësorë më të zgjeruar, difuzerin e pasmë, si dhe spoilerin e pasmë, transmeton Koha.net.

 

Po ashtu ky Huracan tani posedon edhe set të ri të rrotave Novitec me diametër prej 20-inç të përparme dhe 21-inç të pasme dhe me goma Pirelli P-Zero (245/30 ZR 20 dhe 325/25 ZR 21), sistemin e shkarkimit “Inconel”, si dhe enterierin me lëkurë Alcantara.

 

Lamborghini Huracan Novitec Torado N-Largo do të prodhohet në një seri prej vetëm 25 njësi, ndërsa çmimi i tij ende nuk është bërë i ditur.