Telegrafi

Lamborghini është vetëm i Italisë

Italia duket se nuk dëshiron që ta ndajë me shtetet tjera prodhimin e veturave të kompanisë së njohur, Lamborghini.

Qeveria italiane raportohet se është duke provuar ta bindë kompaninë e njohur automobilistike që modelin e ri, Urus, ta prodhojë brenda kufijve të shtetit.

Lamborghini akoma nuk ka vendosur nëse do ta shtojë modelin e tretë në këtë linjë, por Qeveria e Italisë ka premtuar se do ta ndihmojë kompaninë në mënyrë që prodhimi i makinës së re të bëhet brenda shtetit, raporton Bloomberg.

Nëse Lamborghini pranon të krijojë versionin e ri të konceptit Urus besohet se qeveria e Matteo Renzit do t’ia dhurojë 100 milionë euro dhe disa ndihma tjera në prodhimin e modelit të ri, transmeton koha.net.

Kohë më parë raportohej se Urusi do të prodhohej në Sllovaki, por kjo pritet të ndryshojë pas dëshirës së qeverisë italiane që modeli të prodhohet në shtëpinë e kompanisë. /Telegrafi/