Telegrafi

Lamborghini Aventador SV, me 800 kuajfuqi

Kompania modifikuese e veturave Wheelsandmore, deri më tani ka ofruar disa paketa për modifikimin e modelit Lamborghini Aventador, ndërsa tani vjen me paketë për përforcimin e motorit të këtij modeli në version SV.

Wheelsandmore për Lamborghini Aventador SV ka parashikuar që motorin 6.5-litër V12 ta përforcojë në 800 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

Me tërë këtë fuqi, ky model përshpejtimin prej 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 2,7 sekonda, ndërsa të dhënat për shpejtësinë maksimale ende nuk janë bërë të ditura.

Në këtë paketë të re hynë edhe sistemi i ri sportiv i shkarkimit, set i ri i rrotave më të gjera të bëra nga fibra të karbonit (këto rrota tani janë më të lehta për 2 kilogramë për dallim nga ato standarde), si dhe shiritat garues me ngjyrë të zezë.