Site icon Telegrafi

LaLiga: Ne nuk po e bllokojmë transferimin e Neymarit, ka mënyra tjera për të paguar klauzolën

Transferimi i Neymarit në Paris Saint Germain nuk do të ngecet nga LaLiga, pasi lojtari mund të bëjë pagesën në disa mënyra alternative.

Më herët gjatë ditës doli lajmi se federata spanjolle ka refuzuar të paguhet klauzola e transferimit të Neymarit, ndërsa më vonë ajo franceze reagoi ndaj kësaj ndalese.

Lexo po ashtu Transferimi i Neymar mbetet pezull, La Liga nuk e pranon shumë e 222 milionë eurove shkaku i Financial Fair Play

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur sqarimi i spanjollëve të cilët iu kanë bërë me dije drejtuesve të Ligue 1, se ata nuk po bllokojnë transferimin e brazilianit, pasi ka mënyra tjera për të paguar klauzolën.

Futbollisti brazilian mund të paguajë 222 milionë euro të klauzolës së lirimit direkt në Barcelonë, ose përndryshe t’i depozitojë paratë tek Zyra Publike e Noterisë në emër të entitetit Blaugrana.

Lexo po ashtu Ligue 1: Ndihemi të befasuar dhe nuk e kuptojmë refuzimin e La Ligas për pagesën e klauzolës së Neymarit

Burimet në trupin drejtues të futbollit spanjoll i treguan gazetës Marca se ata nuk do të marrin pjesë në një operacion që shkel “Fair Play Financiar-in”.

Në të vërtetë, presidenti i shoqatës, Javier Tebas, bëri të qartë se ata nuk do ta pranojnë pagesën, kështu që skenari i Neymarit duke vazhduar me opsionet e tjera do të përfaqësonte një përjashtim në transaksionin e përbashkët të drejtpërdrejtë, që përfshin një vizitë në zyrat e LaLigas. /Telegrafi/

Exit mobile version