Telegrafi

“Lajme të tilla mos dëgjofshim kurrë”, personazhet publike reagojnë pas vrasjes së trefishtë në Gllogjan

Vendi ynë të premten mbrëma u trondit nga ngjarja tragjike në Gllogjan të Deçanit, ku nga të shtënat me armë u vranë tre persona në një autobus, dy prej tyre nxënës.

Në momentin e sulmit autobusi me nxënës po udhëtonte në relacionin Gjakovë – Deçan dhe fshatin Gllogjan, ku ndodhi e gjithë ngjarja tragjike.

Reagimet në rrjete sociale kanë qenë të shumta lidhur me rastin e rëndë, duke filluar nga liderët politikë e po ashtu edhe artistë, këngëtarë e personalitete televizive.

Dafina Zeqiri, Gjiko, Capital T, Arian Agushi, Naser Rafuna, Elita Rudi, Ana Kabashi, Vesa Luma – janë disa prej personazheve publike që kanë reaguar duke iu shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Ndërsa, sot në Deçan është njoftuar se do të ndizen qirinj në shenje proteste për vrasjen e trefishtë.

Më poshtë postimet e disa prej personazheve publike:

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

 

Foto: Gjiko/Instagram

 

Foto: Capital T/Instagram

 

Foto: Arian Agushi/Instagram

 

Foto: Elita Rudi/Instagram

 

Foto: Ana Kabashi/Instagram

 

Foto: Vesa Luma/Instagram

 

Foto: Naser Rafuna/Facebook