Site icon Telegrafi

Lajm i mirë: Ish-gruaja e Sheen nuk është e infektuar me HIV

Ish-gruaja e aktorit të njohur Charlie Sheen, Brooke Mueller dhe dy fëmijët e saj, nuk kanë HIV, ka konfirmuar përfaqësuesi i saj.

Avokati Steve Honig ka thënë për Entertainment Tonight se ajo dhe dy djemtë e saj nuk e kanë këtë virus, siç e ka aktori i famshëm, transmeton koha.net.

“Brooke ka marrë shumë thirrje nga miqtë dhe familja. Për të qetësuar situatën, Brook konfirmon se ajo dhe djemtë nuk janë me HIV pozitiv”, ka thënë ai.

Këto komente vijnë pak orë pasi Sheen pranoi në një intervistë se ishte diagnostikuar me HIV katër vjet më parë.

Në këtë intervistë, aktori kishte thënë se i ka informuar Muellerin dhe Denise Richards, dy ish-gratë e tij menjëherë pas diagnostikimit.

Exit mobile version