Telegrafi

Lajm i madh për Gjirafa-n dhe Kosovën: Dy milionë dollarë për ta bërë Shqipërinë online

Do t’ju falet nëse keni menduar se kërkimet në Google përfundojnë si doni, por ky rast nuk vlen për vendet që flasin gjuhën shqipe, thotë Mërgim Cahani, bashkëthemelues dhe kryeshef ekzekutiv i Gjirafa-s.

Kur është fjala te Gjirafa, kompania e tij jo vetëm që ka zhvilluar një sistem të kërkimit në shqip që tejkalon disa nga çështjet shumë komplekse dhe unike të gjuhës shqipe, por gjithashtu ka përmbledhur problemin e kërkimit të kauzalitetit: kjo, për faktin se shumica e informacioneve që përdoruesit zakonisht i kërkojnë në internet, ende nuk ekzistojnë në online, raporton techcrunch.com, transmeton Telegrafi.

Për ta zgjidhur këtë problem, Cahani dhe ekipi i tij, shkurt e shqip kanë përfshirë bollëkun e informatave që tashmë janë në offline, duke i bartur ato në online. E, për ta filluar këtë, kjo nënkuptonte digjitalizimin e orareve të ndryshme të autobusëve. Por, plani ambicioz dhe afatgjatë i Gjirafa-s ishte të digjitalizonte gjithë vendin, përfshirë krijimin e një baze të dhënash të stilit të faqes yelp.com që ka të bëjë me bizneset dhe vendngjarjet vendore – shumica e të cilave aktualisht kanë prani të barabartë me zero në internet.

Një tjetër mënyrë për të menduar për një mision “startup” ishte ngjashmëria me atë që Google bënte me projektin Street View, që kohë pas kohe dërgonte veturat e projektit ose fotografitë e lokacioneve. Por, tek rasti Gjirafa, të dhënat që merreshin ishin ato gjërat që ne – që jetojmë në ekonomitë me internet të zhvilluar – i marrim si të sigurta!

Për ta ndihmuar këtë mision, “startup”-i ka caktuar dy milionë dollarë për raundin e “Serive A” të udhëhequr nga firma prestigjioze Rockaway Capital me bazë në San Francisko dhe Pragë. Financimi ka për qëllim për të zhvilluar ekonominë e internetit në Ballkan, duke digjitalizuar dhe indeksuar informacionet në Shqipëri e Kosovë, e që në anën tjetër Gjirafa të jetë lideri rajonal në kërkim e-commerce, dhe në reklamim në online. /Telegrafi/