Telegrafi

Frikë te Shqipëria para ndeshjes me Poloninë: Gjasula dyshohet se është i infektuar me COVID-19

Shqipëria do të zhvillojë sot ndeshjen vendimtare për kualifikim drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku e pret në stadiumin “Air Albania” Poloninë.

Por, disa orë para ndeshjes, trajneri Edy Reja ka pranuar një lajm jo të mirë, pasi që pas Erjon Hoxhallarit e Sokol Cikalleshit, edhe një lojtar dyshohet ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lexo po ashtu Edy Reja pritet t'i bëjë disa ndryshime: Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Polonisë

Bëhet fjalë për mesfushorin Klaus Gjasula, për të cilin tani dyshohet që pas testit të kryer, ka rezultuar pozitiv me coronavirus, dhe sipas rregullores përkatëse nuk do të paraqitet sot kundër Polonisë.

Trajneri Reja tani duhet të bëjë disa ndryshime në formacion, ku kundër Polonisë do të jetë pa shërbimet e Cikalleshit, Gjimshitit, Hoxhallarit dhe pritet të konfirmohet edhe Gjasula.

Lexo po ashtu FSHF: Shqipëri – Poloni, njoftim i rëndësishëm për tifozët shqiptarë

Takimi mes kombëtares sonë dhe polakëve fillon nga ora 20:45.

Shqipëria është aktualisht në vendin e dytë të Grupit I, me 15 pikë, katër më pak se lideri Anglia, Polonia ka 14, Hungaria me dhjetë, Andorra me tre dhe San Marino ende pa asnjë pikë. /Telegrafi/