Site icon Telegrafi

Lajçi: Nuk ka ndarje në Vetëvendosje, problemet do të zgjidhen (Video)

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi, në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur për ngjarjet e fundit që po ndodhin në Vetëvendosje dhe Marrëveshjen e Demarkacionit.

Lajçi tha se nuk ka ndarje në lëvizjen Vetëvendosje dhe problemet do të zgjidhen.

Ai tha se Vetëvendosje është rritur dhe ambiciet e anëtarëve janë normale.

“Kjo ka zgjidhje. Është vetëm një ambicie e disa çështjeve. Problem që do të zgjidhet për 2-3 minuta. Nuk ka ndarje të LVV-së”, tha Lajçi.

Ai më tej shtoi se në Vetëvendosje nuk ka mospajtime të shkallës së madhe apo programore.

Se a mundet Albin Kurti t’i zgjidh pakënaqësitë në Vetëvendosje, Lajqi tha “Besoj se po, sepse ka hierarki partiake, Albini është një pjesë e saj hierarkie dhe që do t’i ndihmoj zgjidhjes partiake”.

Deputeti i VV-së tha se nuk do të jetë në Kosovë, në ditën kur pritet të mbahet Këshilli i Përgjithshëm. /Telegrafi/

 

Exit mobile version